Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në bregdetin e Shëngjinit.
Burime për faxweb bëjnë me dije se shpërthimi është dëgjuar deri në qytetin e Lezhës, ndërsa ende nuk dihet se cfarë e është.
Fenomeni i ndodhur këtë të shtunë në bregdetin e Shëngjinit është i njëjtë me shpërthimin e dëgjuar në mbrëmjen e 30 janarit ku u dëgjuan dy shpërthime njëra pas tjetrës.
Në terren ka zbritur policia, specialistë të ushtrisë dhe nga SHISH, por deri më tani gjithcka mbetet mister.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
