Skip to content

Deklarata e Godoles, reagon Çika: Distancohemi sepse nuk jemi pyetur, pa ne partia Demokratike kthehet në OJF

Pas deklaratës së sekretares së re të PD, Jonida Godole, lidhur me ish të përndjekurit politik, ka ardhur edhe reagimi nga Nebil Çika.

Kreu i shoqatës të të përndjekurve politikë, është shprehur për Fax Neës, se distancohen nga deklarata të tilla, pasi ata nuk janë pyetur lidhur me diçka të tillë. Ndërsa më tej ai ka shtuar se PD duhet të merret me rrëzimin e vendimeve përsa i përket dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë sepse pa këta të fundit, partia Demokratike kthehet në një OJF.

Nebil Çika, kreu i shoqatës të ish të Përndjekurve Politikë

Krahasuar me partitë e tjera, Partia Demokratike, ka treguar interesi më të madh për ne. Por në krahasim me kontributin tonë, kjo mbështetj është hipokrite. Në këto 4 vite, përfaqësuesit tanë nuk kanë marrë edhe miratimin tonë, me qëllim që mos të jenë vetëm të përndjekur politikë nga ana gjenetike. Por të ketë edhe miratimin tonë. Sepse ka ndodhur që ka ardhur momenti për të marrë një vendim lidhur me ndonjë ligj që prek të përndjekurit politikë dhe nuk marrin parasysh mendimin tonë.

Pa ne, partia Demokratike kthehet në OJF. Kemi kërkuar nga PD që të ndryshojë ligjin e dëmshpërblimeve mbi ish të përndjekurit politikë që është miratuar nga qeveria në pushtet. T’u japë të drejtën e dëmshpërblimit ndaj personave të cilët kanë pasur babain apo gjyshërit pjesë të të përndjekurve politikë. Të largojë nga pushteti ish komunistët, pra persekutorët tanë dhe më pas të na kthejë neve ato që na takojnë si të dëmtuar nga komunistët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb