I ftuar në Çim Peka Live, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë surprizuese, duke thënë se realitetit i ri politik i krijuar në vend, e ka detyruar atë të ndryshojë qëndrim në lidhje me angazhimin e tij në PD.
Gazetari Peka e pyeti Berishën që a mendoni rikthimin në krye të PD, dhe ai deklaroi: Kurrë mos thuaj kurrë!
Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë, pasi sot kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia. Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më.
