Subscribe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta së fundmi ka bërë disa deklarata të rëndësishme lidhur me rolin e tij përpara zgjedhjeve por edhe në zhvillimet politike të vendit.

Kreu i Shtetit vendosi theksin te zgjedhjet e lira dhe bëri disa paralajmërime mbi procesin dhe mbarëvajtjen e tij.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokati Spartak Ngjela, përmes një lidhjeje Skype është shprehur se deklarata të tilla janë devijacione psikike.

“Duhet të respektohet Kushtetuta! E cila në nen të veçantë, kur shikon çthurje mendore të presidentit ngre Komision Psikiatrish. Nuk është nivel i arsyes njerëzore ajo që flet ai. Hallin mund ta ketë të madh, por halli i madh të çthur intelektin. Çthurja e intelektit i bie psikikës. Ne nuk jemi psikiatër, por ai ka devijacion psikik. Kushtetuta e ka taksative, për çdo president dhe e kanë të gjithë Kushtetutat botërore. Shakespear-i e tha i pari: Është gjë e tmerrshme kur çmendet mbreti…”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re