Skip to content

Deklaroi se nuk do ta njihte kurrë pavarësinë e Kosovës. Kërcënohet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç bashkë me familjen

Një person i paidentifikuar ka kërcënuar  Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe familjen e tij. Sipas mediave serbe, presidenti është kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale, ku janë dërguar mesazhe kërcënuese, mallkime dhe sharje drejt Vuçiçit dhe familjes së tij.

Këto mesazhe kërcënuese janë adresuar ndaj presidentit serb pas deklaratave të tij të forta ku theksoi se ai kurrë nuk dot ta njihte pavarësinë e Kosovës, për përparimin dhe zhvillimin e Serbisë dhe ndërtimin e spitalit Covid në Krushevc.

/faxweb