Aktorja e njohur, Dajana Ziu e ftuar në “Fax News” ka folur çfarë e shtyu atë për të shkruar letër publike drejtuar presidentit Ilir Meta për mungesën e dekoratës të premtuar “Mjeshtër i Madh” për atë dhe bashkëshortin e saj aktorin Vangjelit Toce.

Dajana Ziu sqaron se është ndjerë e ofenduar që këtë dekoratë e kanë marrë para saj emra që nuk e meritojnë, ndërsa letrat e saj ndodhen pa u prekur në institucionin e Presidencës.

Letra drejtuar presidentit Meta për titullin?
Është një ngjarje që më inspiroi të shkruaj një letër pasi një vorbull mendimesh të thurrura pak shëmtuar nga një lloj burokracie që endet shpesh nëpër zyra kudo që normalisht kontaktojmë ne si artistë. Ka një lloj mediokriteti dhe probleme për artin dhe artistët të cilat nuk tregohen askush ska vëmendje. Është kaq e dhimbshme kjo gjë që merr edhe përmasat e një ofendimi të thellë, konkretisht kjo letër që unë e shkrojta vërtetësisht sic mendoj unë është sepse e ndjejmë veten unë dhe Vangjel Toce pak të ofenduar, ku së bashku me trishtimin brenda ka edhe mos respekt nga këto institucione. Nuk kam ardhur këtu për ti thënë shqiptarëve sa punë kam bërë unë në artin shqiptar.

Letra ime ska përmasa sa shumë kam punuar unë, të dy jemi artistë të nderuar mdje kemi respektin e shumë njerëzve. U ndjeva shumë e fyer sepse në media janë lakuar shumë emra politikanësh që bëhen të vëmendshëm kurse për artin nuk flet askush, të gjithë artistët janë me halle por askush nuk flet.

Ne jemi propozuar nga teatri kombëtar kemi dy tre vjet dhe u bë si një refren, tani apo tani, duke u bërë qesharake aq sa është edhe e trishtueshme. Nuk mund të tallesh duke fyer një artist, këto letrat kanë qenë në tavolinën e presidentit , tani ka dy rrugë ose vet presidenti nuk i ka lexuar asnjëherë dhe kjo është gabim dhe ka bërë gabim ose së dyti dikush që i ka dërguar në tavolinë presidenti nuk ka idenë kush është dhe i kanë rënë shkurt në mënyrën më të dukshme, është një person që është këngëtar tallavaje, këngëtar dasmash dhe janë dhënë ato tituj duke abuzuar me këto tituj.

Unë nuk kërkoj titull, as nuk dua ta kërkoj këtë titull, por mos ndodhë me artistët e tjerë që ti gënjejnë dhe ti fyejnë me mënyra të tilla. Ka një domethënie nuk është e lehtë ta gëzosh atë titull, nuk e di se si janë ndarë pa fyer ata që e kanë merituar por ka pasur një mori emrash të dekoruara nga presidenti kanë qenë aq të shëmtuara dhe komike.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re