Ka dalë sot ekspertiza eaksidentit tragjik që u regjistrua disa ditë më parë në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi.

Makina tip “Audi”, që përplasi automjetin tip “Toyota” ku ndodheshin 4 anëtarët e familjes Gushi, po lëvizte me shpejtësi 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar, pasi në atë aks, maksimumi i shpejtësisë është 110 km/orë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 25 qershor në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën tragjikisht Eva Gushi, 9 vjeçe, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, Eduart Gushi, 44 vjeç, dhe Silvana Gushi, 33 vjeç, ndërs ai plagosur mbeti edhe drejtuesi i “Audi”, Igli Madani.

Familja Gushi sapo ishte kthyer nga Greqia dhe po udhëtonte në jug për pushime. Automjeti i tyre tip “Toyota” u godit nga makina e të riut Igli Madani. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të mjetit “Toyota”, prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë mbetur të bllokuara, aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t’i nxjerrë nga aty.

Igli Madani u la në burg pa afat nga gjykata më 27 qershor, ndërsa akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe rrezikon dënim nga pesë deri në 20 vite burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko