Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka përfunduar me sukses operacionin për heqjen e tumorit në tru.

 

Ajo ka publikuar foton e parë nga spitali ku po qëndron, dhe krah saj shihet i dashuri, futbollisti afrikan, Keith Groeneveld, teksa i mban dorën dhe bisedon me të.

 

Matoshi njoftoi të hënën se do t’i nënshtrohej një operacioni pasi iu rikthye pas nëntë vitesh tumori në tru.

 

“…Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurrë sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap”, ka shkruar Matoshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re