Klodjan Lamaj, punonjësi i Komisariatit të Peqinit i cili u paraqit mbrëmjen e djeshme në spitalin e Fierit i plagosur, është dërguar përmjekim të specializuar në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se 39 vjecari ka marrë një plagë në këmbë dhe pasi është ekzaminuar në Spitalin e Fierit, mjek të këtij të fundit kanë marrë vendimin për ta nisur drejt kryeqytetit. Dëmtimi në kembe nuk ka qenë i madh dhe nuk ka sjellë dëmtime serioze për shëndetin e 39-vjecarit.

Vetë punonjësi i policisëka deklaruar se është vetëplagosur, por mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, vendi ku ajo ka ndodhur dhe nëse ka pasur persona të tjere të cilet mund ta kenë parë atë. Tashmë i takon SHÇBA te zbardh të vertetën e kësaj ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.

Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re