Publikohen pamjet e aksidentit të 5-fishtë që ndodhi në orët e para të ditës së hënë në Durrës.

Siç duket edhe në pamje, një makinë me targa italiane ka humbur kontrollin dhe si pasojë e shpejtësisë tepër të madhe ka marrë përpara 4 makina të tjera që ishin parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Currilave, në zonën e njohur ndryshe si “Brryli”. Si pasojë e aksidentit makinat e tjera që u goditën nga “Toyota” janë shkatërruar. Policia po heton mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re