Delegatët e PD publikojnë firmat/ Anëtarët e dy degëve në Tiranë shkojnë në zyrën e Bashës

paloka-firma.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Debati për vërtetësinë e firmave të delegatëve  që mbështesin kuvendin e 11 dhjetorit, ka bërë që dy degë të partisë demokratike në kryeqytet të bëjnë publike emrat e atyre që kanë firmosur.

 

Dy përfaqësues të degës 6 dhe degës 3 kanë shkuar në zyrën e Edi Palokës dhe kanë marre listën e delegatëve, duke lexuar para medias emrat e atyre që duan mbledhjen e kuvendit në 11 dhjetor.

 

Sipas tyre, në zonën e Kombinatit kanë firmosur 65 delegatë ose 80%, ndërsa nga dega 3 në tiranë kanë firmosur 77 delegatë nga 89 që ka gjithsej.

 

Debati për vërtetësinë e firmave u rihap, pasi një demokrate në njësinë 5 deklaroi publikisht se nuk e mbështeste kuvendin e 11 dhjetorit, pavarësisht se firma e saj ndodhej e depozituar në zyrën e Palokës.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë