Kreu i qeverisë Edi Rama kërkon që të falenderohet për faktin se i dha shansin opozitës jashtëparlamentare që të bëhet sërish pjesë për diskutimin mbi administrimin e zgjedhjeve. Rama ngriti në ”qiell” Rudina Hajdarin për rolin që ajo ka pasur për arritjen e marrëveshjeve.

“Dëshiroj që ta nis me një falenderim për drejtuesit e grupeve të opozitës parlamentare, dhe të zonjës Hajdari në veçanti, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e një marrëveshje mes nesh dhe jush, ne që jemi shumica dhe ju që jeni pakica në Kuvend. 

Natyrisht që do të ishte mirë që edhe Myslimi, zoti Murrizi, edhe të tjerë bashkë me të, të mos e firmosnin me rezerva marrëveshjen që do të kalojë me një shumicë të gjerë, duke dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët pa dallim.

Ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik, dhe se ky parlament nuk shfrytëzon rastin, por shpreh me votë vullnetin që tiu japë të gjithëve mundësinë e barabartë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama në Kuvend. Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re