Skip to content

“Dembelët aktiv nuk të lenë të punosh”, Rama inspekton nisjen e vaksinimit në shtëpinë e të moshuarve: Fatmirësisht nuk kemi patur tragjedi…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, ku inspektoi nga afër nisjen e procesit të vaksinimit për moshën e tretë.

Teksa po bashkëbisedonte me të moshuarit Rama nuk nguroi të thumbonte të gjithë ata që nuk e lënë të punoj duke i cilësuar si dembelët aktiv.

Rama falenderoi personelin e shtëpive të të moshuarve të cilët u karantinuan në vendin e punës duke bërë të mundur mosrrezikimin e jetës së të moshuarve, ashtu sikurse ndodhi në shumë vende evropiane sipas kryeministrit.

“Janë inspektorët në facebook. Siç thoshte Faik Konica dembelët aktiv. Janë dembelët aktiv që nuk të lejnë të punosh. Falenderoj nga zemra stafet e këtyre shyëpive të të moshuarve, pasi kanë sakrifikuar jashtëzakonisht duke u mbyllur këtu bashkë me ju dhe ka qenë karantinë totale duke u mbyllur dera për virusin. Fatkeqësisht nuk kemi pasur tragjedi siç kemi dëgjuar në shumë vende evropiane dhe kjo falë sakrifikimit të tyre. Tani me vaksinën edhe ata do të shkojnë në shtëpi edhe ju do të jeni të mbrojtur”, tha Rama.

Postimi në facebook: Shtëpia e të Moshuarve, Tiranë – Vazhdon vaksinimi për të moshuarit e për personelin kujdestar në shtëpitë e kujdesit shtetëror, ku nuk kemi pasur asnjë humbje jete siç ka ndodhur në disa vende të tjera, sepse personeli i këtyre shtëpive ka bërë një sakrificë të admirueshme, duke u mbyllur brenda bashkë me të moshuarit e duke i mbyllur derën Armikut të Padukshëm

/faxweb