Për mjekun psikiatër Neli Demi, i ftuar në emisionin “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano, koncepti i shoqërisë shqiptare, nënkupton ende një shoqëri të papjekur, e paaftë deri diku të jetë autonome.

Sipas Demit, një realitet i tillë në aspektin psikologjik, është për faktin se parasë gjithash këto ngjarje politike, sjellin mesazhin se çfarë do të behët në të ardhmen e tyre si qenie politike.

“Shoqëria shqiptare në këndvështrimin psikologjik është në adoleshencë, kjo shoqëri ende se ka pjekurinë të jetë autonome. Dhe pavarësisht se si do të përfundojnë këto ngjarje, unë mendoj se është një kontribut në zhvillimin e kësaj shoqërie, pavarësisht mesazheve, shumë njerëz tashmë do të jenë më të qartë për vlerat e këtyre “gladiatorëve” në politikë, ose se çfarë do të bëjnë ata lidhur me të ardhmen e tyre si qenie politike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re