Në “Foltoren” e radhës të zhvilluar në Kavajë, Eqerem Deliu, ish-kryetari i njësisë administrative Gosë (në Bashkinë e Rrogozhinës), e ka vlerësuar këtë lëvizje të ish-kryeministri Sali Berisha, pasi sipas tij, pas zgjedhjeve të 25 prillit, demokratët humbën shpresën.

Ish-kryetari Deliu akuzoi Lulzim Bashën, për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike, më 13 qershor, se ai mori votat për kryetar të PD-së, duke premtuar protesta dhe betejë në parlament, por sapo u bë kryetar, edhe këto premtime të tij, sipas Deliut, shkuan si gjithë të tjerat.

Deliu: Ne, doktor Berisha, ishim gati të iknim nga PD-ja, pas zgjedhjeve të fundit, pasi ishim të gjithë të pashpresë. Doktor, armiku jonë nuk gjendet mes nesh demokratëve. Të gjithë demokratët, pavarësisht se nuk janë të gjithë këtu në sallë, në bisedime me ta në tavolina shprehen se nuk janë me Bashën.

Ata nuk kanë besim te Basha, ajo pjesë e vogël që është rreth Bashës, e cila ka përfituar benefite është sot nën pushtetin e një page në Parlament apo si pasojë e lidhjeve farefisnore që kemi, jam i bindur se ata janë me ne dhe nuk humbim asgjë.

Pas Kuvendit ne do të dalim më të fortë, ndaj i kërkoj sinqerisht Bashës, jam përballur me të dhe publikisht i kam kërkuar të ndreqte disa gjëra në parti, ne nuk i kemi faj dhe asnjë borxh Bashës.

Ne e kemi përkrahur atë, ne i dhamë mundësinë që ai të jetë lideri ynë, por ai nuk ia arriti. Për sa, i përket deklaratave me divesantë se ai nuk lejon të mbledhë Kuvendin, i them hajde përballu në Kuvend.

Ne kemi jo më pak se dy-tre muaj që i dhamë besimin, se na vinte keq. Ne prisnim të na vinte si kryeministër, por ai erdhi për të kërkuar votën për herë të tretë për karrigen e kryetarit. Ne e votuam sërish sepse edhe atëherë na premtoi se ai menjëherë do të niste protesta të fuqishme dhe do të vijonte betejën në parlament, por edhe këto premtime të Bashës shkuan si gjithë të tjerat. Sot, besimi mes demokratëve është ku thërret qameti. Ata mbështetës që i thonë Bashës se ka marë 80 % të votave, atherë bujrum ta provojë dhe të fitojë prapë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re