Kostoja e izolimit të Ballkanit Perëndimor është shumë herë më e lartë se kostoja e integrimit. Deklarata vjen nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila gjatë fjalimit e saj në  forumin e Dubrovnikut “Gjeopolitika Post-Pandemike: Së bashku në një botë veçmas”, kritikoi Bashkimin Evropian se nuk mbajti premtimin per hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shkupin dhe Tiranen.

 

OLTA XHAÇKA

MINISTRJA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e merituan të merrnin një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Pavarësisht se u premtua kjo datë nuk u dha e nuk dihet ende se kur kjo konferencë mund të mbahet. Megjithatë ne nuk jemi të demovituar. Përkundrazi,  ekziston një motiv i përbashkët midis vendeve të rajonit tonë për të mos ju dorëzuar karantinës së integrimit,  por për të punuar së bashku, me synimin e qartë të ndërtimit të Evropës brenda hapësirës sonë të përbashkët.”

 

Edhe për ministrin e Jashtëm grek, nikos dendias, zhgënjimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i justifikueshëm.

 

NIKOS DENDIAS

MINISTER I JASHTËM GREK

“Eshtë e qartë se ajo që quhet “lodhja e zgjerimit” , po përhapet në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duhet të theksoj se gjendja e Covid-19 nuk ndihmoi aspak. Dhe gjithashtu, si në të gjitha proceset e pranimit, duhet të pritet një shkallë zhgënjimi nga partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia Veriore dhe Shqipëria më në fund kanë arritur fillimin e negociatave të pranimit dhe ne shpresojmë të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur, natyrisht nën kushtet e vendosura.

 

Ndërkohë Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se unioni duhet të fokusohet më shumë tek vendet e rajonit.

 

JOSEP BORREL

SHEFI I POLITIKËS SË JASHTME TË BASHKIMIT EVROPIAN

“Bashkimi Evropian është kombinimi më i mirë i lirive politike dhe progresit ekonomik, si dhe solidaritetit shoqëror në botë. Nuk jemi të përkryer, por jemi më të mirët, prandaj duhet të vazhdojmë me këdo që ndan vizionin tonë. Kjo do të thotë se ne duhet ta mbajmë vëmendjen tonë në Ballkanin Perëndimor dhe ta mbajmë të gjithë rajonin në rrugën evropiane, përfshirë rinisjen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo përfshin edhe mbështetjen për Ukrainën, e cila po përballet me agresionin rus dhe zbatimin e reformave në atë vend në mënyrë që të afrohet sa më pranë Bashkimit Evropian.”

 

Me 22 qershor udheheqësit e Bashkimit Evropian i thanë edhe njëherë “JO” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për Konferencën e Parë Ndërqeveritare  për shkak të mosmarrëveshjes së Sofjes dhe Shkupit mbi historinë.

 

XHACKA KRITIKON BE PER NEGOCIATAT

 

DENDIAS E BORELL: BRUKSELI TE FOKUSOHET ME SHUME NE BALLKAN

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re