Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar dënimin me dy vite burg të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Në një reagim në Twitter ajo e përshëndet vendimin.

“Është mirë që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. Kur TE GJITHE janë të barabartë para ligjit, të GJITHE kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë” – shkruan Kim.

Good to see SPAK delivering more and more results. This case, which involves a former high official barred from for significant corruption, shows that no one – no matter how powerful – is above the law. When ALL are equal before the law, ALL have dignity. That is true dignity. https://t.co/o2dkuLW61D

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 20, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re