Aleksandër Çipa gjatë një lidhje në skype në studion e Fax News ka komentuar aktualitetin dhe situatën politike në vend.

Kreu i unionit të gazetarëve dënoi dhunën e ushtruar nga policia ndaj operatorit të “Fax News”, Ledio Guni në aksionin për prishjen e banesave në zonën e “5 majit”. Çipa pret që organet pritet të nisin punën hetimore ndërsa në të kundërt do të organizohet një protestë.

Shembja e shtëpive në zonën e 5 majit – “Është një ndër lëndimet publike në aspektin social që përjetojnë 3 familje. Në fakt bashkia nuk e mendoj se duhet ta shikojë si një procedurë që detyrimisht duhet të përfundojë objektin e infrastrukturës së madhe urbane. Por mungesa e sistemimit të familjes, bindja e qytetarëve për ta pranuar këtë opsion projekti të bashkisë do të ishte pamja më thelbësore e humanitetit të bashkisë. Gjithë imazhet e përcjella sot nga mediat e shumta të vendit janë një dhimbje sociale që shpaloset edhe si imazhi i mungesës së shtetit me ndjeshmëri të lartë njerëzore dhe sociale. Këto janë bërë të shpeshta, në të gjitha segmentet ku shtrihen pjesa e unazës së madhe të kryeqytetit ne kemi parë gjatë këtyre 5-6 viteve të fundit janë një traumë e madhe që jepet për publikun. Përse duhet të ndodhin gjitha këto? Ndjeshmëria sociale dhe trauma psikologjike që ushtrohet mbi qytetarët , mbi familjet dhe opinionin publik është një aspekt i pambuluar, i pa ndjeshëm për të gjithë nivelet e qeverisjeve”

Shoqërimi dhe dhuna e ushtruar ndaj operatorit të “Fax News” – “Unioni i gazetarëve shqiptarë përmes një deklarate jo vetëm është bërë denoncuese e këtij rasti por si asnjëherë tjetër ne kërkojmë që brenda kohës të vendosen para përgjegjësisë personat që ushtrojnë dhunë fizike ndaj operatorit të Fax Neës. Ne urojmë shërim të shpejtë ndaj kolegut tonë, ne kërkojmë me këmbëngulje dhe në mënyrë të menjëhershme që autoritetet ligjore të vendosin para përgjegjësisë ata punonjës të policisë bashkiake që guxojnë të dhunojnë të një punonjësi që është në krye të detyrës, aq më tepër të një operatori që ka për mision të njoftojë publikun. Në gjithë aktin e përcjellë ne kemi parë një flagrancë të dhunës, prepotencës dhe arrogancën për të lehtësuar një njeri që është në krye të detyrës. Ne si organizatë do të presim deri nesër në mëngjes të marrim njoftimin zyrtar se si është proceduar për hetimin e rastit, nëse kjo heshtje do të vazhdojë atëherë ne nesër do të ftojmë për një tubim dhe për reagime për forma të tjera në kuadër të organizatës tonë. Organizatat profesionale nuk janë si partitë, ne nuk kemi qasje të tilla. Kemi vendosur afatin kohorë për të parë reagimin ndaj agresorit. Ne nesër pasi të verifikojmë që nuk është kryer veprimi do të formësojmë reagimin tonë si një aksion në emër të organizatës profesionale”

Nuk ka asnjë alibi që mund ta justifikojë policinë bashkiake apo policinë e rendit kur bëhet fjalë për një punonjës së medias i cili identifikohet përmes simbolikës profesionale. Ne nuk jemi nj vend që nuk e njeh identifikimin profesional dhe që ka qëllim në vetvete dhunën policore. Edhe një herë po e theksoj: Jemi ndërrpitje të një vardikti zyrtar për mënyrën si po hetohet.

Meta takim me Ballën – “Situata e brendshme e PD-së e disfavorizon atë nga një ndeshje elektorale. Unë mendoj se cdo procedurë kryen sot për plotësimin e vakancave në 6 bashkive të vendit është brenda një konteksti politik i cili e përjashton kontekstin klasin, përballja mes Mazhorancës dhe opozitës së vendit. Data 6 mars është kampion elektoral ku do ta përdoprin për luftën e brendshme politike. PD e ka më të vështirë, ku Basha ka një konflikt të hapur me Berishën. Më 6 mars edhe Berisha do ta përdorë për të konkurruar me Bashën dhe për të dëshmuar se ai mbetet me mbështetje të madhe në nivelet e bazës. Ky proces më 6 mars është akti final që e ndan PD-në dhe krijon premisa për një spektër të ri të opozitës në jetën qeverisëse dhe parlamentarer të vendit”, tha Çipa.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re