Skip to content

Denoncimi i Kryemadhit: PS në Durrës po blen votat natën me listë

Pak para mesnate, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka denoncuar se PS po blen vota në Durrës.

“E ndjej të arsyeshme të bëj një denoncim, sapo na mbërriti në selinë e LSi-së për transaksionet dhe operacionet e pagesave për blerjen e votave nga PS në Durrës.

Ky është material ku patronazhistët e PS-së kanë marrë përsipër blerjen e votave, kanë marrë numrat e ID, qendrat e votimit, vendit e punës dhe në krah kanë numrin e telefonit të patronazhistit dhe vlerën e parave që kanë marrë.

Në Durrës makinat me xhama të errëta dhe pa targa u janë drejtuar shtëpive të votimit të personave që presin për të marrë paratë” deklaroi Kryemadhi.