Një qytetar nga Kosova ka denoncuar në emisionin 7 pa 5  në Vizion Plus, rastin e vaksinimit të nënës së tij dhe efektet anësore që ajo pati pas marrjes së dozës antiCovid, AstraZeneca.

 

Qytetari i cili nuk ka dashur të identifikohet, në një intervistë ekskluzive për 7pa5 ka treguar se nëna e tij, pas marrjes së vaksinës ka pësuar paralizë të anës së majtë të fytyrës.

 

Sipas tij, kjo ka ardhur disa orë pas vaksinës Astra Zeneca, ndërkohë nga ana tjetër, i ati i cili po ashtu mori të njëjtën dozë nuk ka pasur ndonjë efekt anësor.

“Secili njeri e mendje të shëndoshë e logjikë të mirë duhet ta analizojë të gjithë këtë. Sepse këtu nuk është gjithcka e qartë. Duan të na japin dicka që nuk e dimë çfarë shpërndan. Ne nuk mund t’i besojmë këtyre njerëzve që po na manipulojnë përmes çdo instance të mundshme”, u shpreh ndër të tjera qytetari nga Kosova.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re