Kandidatja për deputete e PD-së në Elbasan, Flutura Açka, denoncoi mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” se pushteti po zeron faturat e dritave dhe ujit në këtë qark për të marrë votat. Gjithashtu ajo akuzoi qeverinë edhe për procesin e rindërtimit dhe legalizimet.

“Ju flisni për tërmetin, unë kam një dosje gati, nuk është momenti për t’jua thënë emrin. Dje kam qenë në një vizitë në një shtëpi dhe aty e shikoni që është me qese, këta shkuan ta rindërtonin, por nuk u dolën paratë dhe e lanë pa çati.

Në rast se këta janë fitues, kanë disa arsye të mbrapshta. Faturat e dritave dhe ujit që kanë qenë të papaguara deri në mars po zerohen. Po legalizimet? Në 31 dhjetor i kanë bërë legalizimet” tha shkrimtarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re