Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka kapur çdo institucion.

Në reagimin e tij, Presidenti i rikthehet edhe njëherë denoncimit që bëri ditën e sotme për koncesionin shtesë të Aeroportit të Rinasit, duke theksuar se është anti-ligjor. Ndër të tjera, Meta i bën thirrje deputetëve të reflektojnë në lidhje me këtë koncesion sa më parë.

“Çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për të ndalur shpopullimin e saj.

Demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo zgjedha e oligarkisë mbi qytetarët dhe dhunimi i të drejtave të tyre kushtetuese.

Dëshmova sot përballë qytetarëve të Republikës një rast flagrant të kapjes së shtetit nga sekti në pushtet me urdhër të Kryeoligarkut në pushtet, që ka kapur çdo institucion publik dhe tmerrohet nga zgjedhjet e lira dhe rivendosja e llogaridhënies demokratike.

U bëj thirrje të gjithë deputetëve të reflektojnë për këtë koncesion sa më parë!” deklaroi Meta.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re