Deputetet e zgjedhura të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës “Guxo”, janë paraqitur në seancën konstituive të veshura me ngjyrë të bardhë.

Para seancës, deputetet si Vjosa Osmani, Arbërie Nagavci e të tjera kanë shpërndarë në rrjetet sociale mesazhe se “sot do të jetë ditë e bardhë”.

Në seancën e konstituimit është bërë emërimi i anëtarëve të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re