Drejtuesi Politik i PD në qarkun e Kukësit, Flaumur Hoxha, ka bërë një postim në rrjetin e tij social, ku thotë se bizneset e vogla dhe qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit dhe se deputetët duhet të zbresin në terren për të kuptuar realitetin.

Hoxha shton më tek se realiteti i hidhur ku suksesi për biznesin e vogël është vetëm sigurimi i një rroge, kërkon që të bëhen të gjithë bashkë dhe të shohin jetën e vërtetë të qytetarëve përtej ekraneve mashtruese televizive.

Postimi i Plotë

Mungesa e te ardhurave për ushqimet e përditshme e nevojat bazë për c’do familje kuksiane kanë sjellë në krizë mbijetese ato pak biznese në keto vite rilindje, ku suksesi i cdo biznesi të vogël mbetet një rrogë minimale e vetëm njërit prej të të punësuarve familjarë, nëse ja del të paguajë mallin e akumuluar te pashitur, qiranë, energjinë e shtrenjtë që shpesh mungon, taksat dhe se fundmi kostot e fiskalizimit të pamundur per secilin që takuam dhe biseduam gjatë.

Ky është fatkeqesisht realiteti ynë që kërkon vëmendjen e qeverise që duhet ti shërbejë të gjithë qytetarëve të vendit.

I bëj thirrje gjithë deputeteve të zbresin tek votuesit dhe qytetarët e tyre në c’do cep të Shqipërisë të shohin këtë realitet, si një emergjencë kombetare në këtë prag dimri ku vështërsite prej motit do jenë në përkeqësim dhe ku tashmë emigrimi ka boshatisur jo vetëm Kukësin.
Të bëhemi bashkë në presionin kundër qeverisë dhe të mos lehtësojmë qeverinë e cila synon të na kundër vendosë kundër njeri tjetrit me misionin e saj historik të përçarjes së shqiptarëve.
Kjo eshtë jeta reale përtej ekraneve mashtruese, përtej rrjeteve sociale, është në supet e kryefamiljarëve që luftojnë për mbijetesë, të papunë dhe fëmijë qe ju largohen c’do ditë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re