Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 1500 lekë Kreun e Kadastrës Lushnje, Arben Qalliu. Gjoba ndaj tij u vendos pasi deputeti i PS, Bujar Çela ka shpërndarë leje legalizimi në kundërshtim me vendimin e KQZ.

Komisioneri Ilirjan Celibashi është shprehur se veprimet e drejtorit rajonal janë në kundërshtim me ligjin. Po ashtu Celibashi është shprehur se lejet nuk duhej të viheshin në mbështetje të partive apo të kandidatëve.

“Komisioneri shtetëror ka administruar provat e grumbulluara dhe rezulton që shpërndarja e certifikatave është përgjegjësi direkte e drejtrorit të kadastrës.

Rezulton që veprimet e kryera nga drejtuesi rajonal janë në kundërshtim me ligjin, ku thuhet që cdo shpërbim kadastral kryehet vetëm pas dorëzimit të një kërkese dhe kërkesa është një formular tip që gjendet në sportelet e shërbimit online.

Neni 91 i kodit zgjedhor përcaktin se nuk mund të përdoren ose të vihen në shërbim të kanidatëve burime të organeve apo enteve publike.

Drejtuesi rajonal i Kadastrës Lushnje nuk paraqiti asnjë prove që shpërndaja e lejeve të legalizimit ishte bërë sipas ligjit. Po ashtu rezulton se veprimet e kryera prej tij dhe stafit të tij kanë kontribuar në kundërshtim me ligjin për kadastrën, duke u krijuar mundësi subjekteve politike ta kryejnë këtë proces në funksion të interesave të tyre”, tha Celibashi.

Vendimi i KQZ u mor pas dy kallëzimeve për deputetin e Lushnjës, Bujar Çela dhe drejtorin e Kadastrës së Lushnjës, Arben Qalliu, të cilët kanë shpërndarë certifikata pronësie një ditë para Vitit të Ri.