Në vendin tona janë regjistruar në 24 orët e fundit edhe 20 raste të tjera me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve rritet në 1,184.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, nga numri total i të infektuarve në vend, mbeten ende të sëmurë edhe 253 persona.

Nga këta të sëmurë, në shërbimin Infektiv po marrin kujdes shëndetësor 21 pacientë, pesë prej të cilëve janë në terapi intensive.

Nga ana tjetër, që nga fillimi i epidemisë dhe deri më tani, numri i personave që e kanë fituar betejën me Covid-19 është 898. Nga këta, shtatë janë shëruar vetëm 24 orëve të fundit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 172
Krujë 22
Durrës 15
Kamëz 12
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1 .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re