Tuneli vijon të jetë i bllokuar dhe qarkullimi i mjeteve është devijuar
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e ndodhur brenda tunelit të Murrizit, në Rrugën e Arbrit.
Mësohet se janë përplasur dy automjete, teksa 3 persona kanë mbetur të plagosur. Dy shoferët i janë nënshtruar tekstit të alkoolit, por kanë rezultuar negativë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, teksa tuneli vijon të jetë i bllokuar dhe qarkullimi i mjeteve është devijuar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.