Detaje të reja kanë mbërritur në redaksinë e Fax News, në lidhje me konfliktin që ka ndodhur pranë shkollës “Çajupi” në Tiranë, mëngjesin e kësaj të hëne. Mësohet se gjatë sherrit njëri prej banorëve ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas është neutralizuar nga Policia.

Paraprakisht dyshohet se disa banorë janë konfliktuar fillimisht me sende të forta në afërsi te shkollës “Çajupi” por ska lidhje me shkollën, dhe janë dëmtuar 4 persona dyshohet me sende të forta.

Pjesë e ngjarjes është bërë edhe operatori i Fax News Ledio Guni ku në momentin që ka tentuar të filmojë konfliktin, është sulmuar fizikisht nga agresorët

Edhe pse operatori i Fax News ka thënë se është në krye të detyrës, dhe punonjës i medias, në drejtim të mjetit të tij është gjuajtur me karrige, dhe më pas është tentuar dhe dhunimi i tij fizik.

E gjithë ngjarja është zhvilluar në praninë e policisë, që duket se e ka pasur të pamundur që të shuajë konfliktin, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur nga përdorimi i sendeve të forta.

Është dashur ndërhyrja e një partulle shtesë policie për të shuar zjarrin, ndërkohë që është sekuestruar dhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur nga një prej banorëve./faxnews

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re