Skip to content

Dhjetëra fshatra në Maliq vazhdojnë të jenë të izoluara, administratorët e njësive pranojnë se ndërhyrja është e vështirë

Foto ilustruese.

Dhjetë fshatëra në njësitë administrative Gorë e Moglicë në bashkinë e Maliqit prej ditësh vijojnë të mbeten të izoluar nga bora.

Bëhet fjalë për fshatrat  Dushar, Zerec, Rosover, Vrëpckë, Sojë në njësinë administrative Moglicë

Të izoluar nga bora kanë mbetur dhe fshatrat Babien, Marjan, Dolan dhe Kolanec në njësinë administrative Gorë.

Në komunikimin që patën administratorët e këtyre njësive me Fax neës pranuan se ndërhyrja është e vështirë për shkak të relievit të thyer dhe trashësisë së borës, duke mos lejuar fadrmonat të hyjnë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në njësinë administrative Çlirim të Kolonjës si edhe fshatrat e njësisë administrative Dardhas,  Proptisht dhe Trebinjë në Pogradec. Njësia administrative Miras në Devoll, Vithkuq në bashkinë e Korçës, dhe Cerje në Pustec.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb