Fitorja e Teutës në Selman Stërmasi përballë Tiranës u njollos nga dhuna në fundin e takimit.

Sapo përfundoi ndeshja, në tribunën qendrore plasi sherri, ndërmjet njerëzve pranw ekipit tw Tiranws dhe familjarëve të portierit Stivi Frashëri. Shkak janë bërë ofendimet ndaj portierit të Teutës, ndeshjen e të cilit nga tribuna e ndiqte edhe e fejuara.

Sikur kjo të mos mjaftonte, dhuna dhe shtyrjet u spostuan edhe në tunelin e dhomave të zhveshjes. Nw sherr shihet qw u pwrfshi edhe drejtori i Tiranws, Tefik Halili.

Në këtë situatë tensioni, ku nuk munguan shkelmat dhe grushtet, u përshinë edhe pjesëtarë të tjerë të dy skuadrave. Për të rikthyer normalitetin ishte e nevojshme ndërhyrja e forcave të shumta të policisë, ndërsa tashmë priten masa të ashpra nga Komisioni i Disiplinës.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re