Skip to content

Dhunimi i gruas te ‘Rruga e Kavajës’, reagon Policia e Tiranës: Autori ishte…

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur te “Rruga e Kavajës”, ku një grua u dhunua në mes të rrugës. Sipas Policisë autori i dhunës ka qenë bashkëjetuesi i saj, i cili është arrestuar dhe është dërguar në ambientet e komisariatit.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, vihet në pranga 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasit S. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e Kavajës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb