Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë, ku persona të paidentifikuar ende kanë dhunuar rojen e një karburanti, i cili është dërguar për mjekim në spital.
Ata kanë marrë më pas pamjet e kamerave të sigurisë, dhe janë larguar.
Paraprakisht sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04.30, në hyrje të qytetit të Bulqizës, nga persona të paidentifikuar është goditur me grushta për motive të dobëta shtetasi N. U., 57 vjeç, që ishte roje në një pikë karburanti, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Personat ende të pa identifikuar kanë marrë vetëm dvd e rregjistrimit të kamerës së sigurisë dhe janë larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e personave.
…
/faxweb
