Policia e Elbasanit ka arrestuar një 58-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Në pranga ka rënë shtetasi B. T., i cili sipas uniformave blu ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re