Gazetari Armando Plaka, në një intervistë të dhënë për emisionin “Me Xhaxhiun”, komentoi takimin mes Kosovës dhe Serbisë në bruksel, si dhe ecurinë e dialogut mes dy vendeve.
Plaka thekson se kyçja e dialogut nga ana e qeverisë së Kosovës është një hap i matur i politikës kosovare, që ka bëë të mundur ruajtjen e balancave dhe marrëdhënieve të mira me aleatët, pasi nëse do të tërhiqej nga bisedimet atëherë do të humbiste dhe mbështetjen e tyre.
Albin Kurtin, Plaka e cilëson si një politikan që me retorikën e tij e ka shfrytëzuar dialogun me idenë e vetëvendosjes pa dialog, për kredo politike, por që tashmë i duhet të ulet në bisedime.
“Në radhë të parë Kosova ka bërë shumë mirë që është kyçur në procesin e dialogut. Edhe sikur dialogu të mos përfundojë fare, gjë që nuk e urojmë, kyçja është një vendim i matur i politikanëve të Kosovës dhe shtetit të Kosovës. Pasi nëse do të ndodhte e kundërta do të kishim një sulm jo vetëm nga ana e Moskës, por edhe nga ana e aleatëve, në një mënyrë që Kosova s’do të kishte mundësi sit ë mbrohej.
Përfshirja në dialog ka qenë hapi i duhur, ka patur ulje ngritje, akuza dhe kundërakuza mes palëve dhe ja ku jemi sot. Kam përshtypjen se Kurti ka mundur ta përdor me retorikn e tij, dialogun për të marrë kredo politike. Vetëvetëvendosje do të thotë se nuk duam bisedime as me Serbinë, as me faktorin ndërnombëtar, por ja ku jemi sot që ata do të takohen në Bruksel.
Në këtë aspekt mund të themi se ka goxha cedim dhe ka gozha lëvizje. Historia ka njohur palë apo qëndrime diametralisht të kundërta të cilët më pas i kanë sheshuar hndeqet mes tyre”, tha Plaku.
…
/faxweb
