Prej më shumë se 72 orësh të gjithë fshatrat e Njësisë Administrative Zall-Dardhë në Bashkinë e Dibrës janë në errësirë totale.

 

Banorët e kësaj njësie thonë se OSHEE nuk po ndërhyn për të riparuar defektet që janë shkaktuar nga moti i keq i ditëve të fundit, si rrëzim shtyllash apo këputje të rrjetit përcjellës.

 

Banorët shprehen se riparimi i defekteve nuk pengohet nga moti pasi nuk ka prani të dëborës. Ata bëjnë apel për rikthimin e energjisë sa më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re