Zjarri masiv që përfshiu një ditë më parë Panaja-në në Vlorë ka shkaktuar shumë dëme në bujqësi ndërsa fermerët kërkojnë dëmshpërblim.
Mijëra rrënjë ullinj të fshatrave Panaja dhe Bestrovë janë shkrumbuar, ndërsa banorët për mikrofonin e “Fax News” kërkojnë ndihmë financiare nga qeveria.
Sipas banorëve, dëmet e mëdha në ullishte dhe pemtari mund të ishin parandaluar por zjarrfikësit e kishin të pamundur të futeshin për shkak të mungesës së rrugëve.
“Mu dogjën të gjitha ullinjtë. Zjarri na ka shkaktuar dëme të mëdha qeveria duhet të na ndihmojë. Zjarrfikëset nuk vinin dot sepse nuk ka rrugë, presim ndihmë nga shteti, po të duan të na paguajnë. Ndihma nga ajri nuk erdhi”, u shpreh një banor.
“Vetëm me ato ullinj ushqeheshim. Edhe taksat e tokës i paguajmë, kishim ullinj që u dogjën prej vitesh. Presim kompensim nga shteti, nuk kemi me cfarë të jetojmë. E gjithë shpresa jonë është tek ullinjtë”, tha një banore.
Policia ditën e sotme ka arrestuar dy persona të arrestuar të cilët akuzohen për zjarrvënie në këtë zonë.
(O.M/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb