Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të shtunë, në Tiranë.

Policia bën me dije se, ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Azem Hajdari”, në Bathore, ku është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit H. N.

Fatmirësisht, nga flakët e zjarrit nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

“Më datë 13.02.2021, rreth orës 13:25, në rrugën “Azem Hajdari”, në Bathore, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. N., ku ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re