Skip to content

Digjet lokali në qendër të Korçës, çfarë e lidh pronaren me Andi Mullallin (Me precedent penal)

Një lokal është djegur në një nga bulevardet kryesore të Korçës. Lokali i cili ndodhet pranë një kopshti public është djegur këtë të hënë, ndërsa dyshohet se zjarrëvënia ka qënë e qëllimshme.

Burimet bëjnë me dije se dyqani ishte në pronësi të bashkëshortes së Andi Mullalli i cili ishte arrestuar disa muaj më parë për armëmbajtje pa leje.

Policia e shtetit ende nuk ka dalë ne njoftim për shtyp për këtë ngjarje, duke e lënë kështu mister shkakun e djegies së lokalit.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb