“Më thanë nuk ta sollëm ty zarfin sepse e dimë që nuk  voton për PS’”

Sekretari i “OMONIA”-s Marin Sula ishte i ftuar sot në “Breaking”, ku foli për problematikat e votës së diasporës në Greqi.

Ai lexoi një mesazh që sipas tij ia ka dërguar një emigrant shqiptar në Greqi, i cili shprehet se nuk ka marrë zarfin me fletën e votimit. Sipas Sulës, qytetari ka thënë se dikush ka votuar për të për shkak se ai nuk do votonte për Partinë Socialiste.

“’Marin përshëndetje! Quhem Vangjel Zoto. Kam bërë dy herë ankesë, njëherë në datën 28 prill dhe njëherë më 29 dhe nuk ma kanë sjellë zarfin me fletën e votimit. Më thanë që e kemi kthyer mbrapa por pastaj vërtetova që kanë votuar për mua. Më thanë nuk ta sollëm ty zarfin sepse e dimë që nuk  voton për PS’. Më jep numrin e telefonit dhe tej në mesazh thotë ‘Kam dërguar 7 herë e-mail dhe nuk më ka kthyer përgjigje asnjë në Shqipëri, as në KQZ.“- tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko