Zbardhet dinamika e ngjarjes së një dite më parë kur elektricisti Agron Manai humbi jeten nga kontakti me korrentin. Viktima dhe kolegu i tij Adriatik Hasimi te dy nga fshati Çërrilë Bashkia Memaliaj, kishin inspektuar linjat e tensionit pa urdhër pune dhe pa informuar më parë OSHEE Tepelenë. Një ditë më parë të dy elektriçistët ishin protesgonistë të rregullimit të avarisë në linjat përcjellëse në zonën që mbulonin dhe dje të dy vullnetarisht kanë dalë për të inspektuar punën e një dite më parë.

Kolegu i viktimës Adriatik Hasimi ka rrëfyer në Policinë e Gjirokastrës tek grupi hetimor i ngritur me kete rast, ngjarjen e nje dite me pare ku sipas tij te dy ishin nisur per te pare ate qe kishin rregulluar pardje.

“Kemi mberritur poshte linjes se tensionit dhe une e kam lënë Agronin poshte saj ndersa vete inspektova nje tjeter linje pak me larg ne nje terren teper te thyer. Pas disa minutash degjoj nje shperthim. Kthehem me shpejtesi dhe gjej Agronin te shtrire ne shesh me nje tel ne duar i cili ishte takuar me linjen e tensionit me perberje alumini. Menjehere kam njoftuar policine dhe ndihmen e shpejte te cilet kane ardhur. Kemi transportuar ne spital Agronin dhe me pas eshte cuar me helikopter ne Spitalin e Traumes ne Tirane per ndihme te metejshme”.

Ka qene kjo deshmia e dhene ne polici nje dite me pare e Adriatik Hasimit cka nxiti ardhjen me urgjence te nje grupi ekspertesh nga Tirana prej Inspektoriatit Shteteror Teknik dhe Industrial. Keta te fundit kane hetuar ngjarjen nga ana teknike dhe sot pritet te dalin me nje version zyrtar te asaj çfare ka ndodhur nje dite me pare. Burime te besueshme pohojne se kontakti me korrentin qe i mori jeten Agron Manajt u krye permes nje teli cka rezultoi vdekjeprures. Ky tel nuk kishte asnje lidhje kapilare me linjen qe ishte me nje lartesi 4 metra nga toka e rjedhimisht nga viktima. Dyshohet se viktima e ka hedhur telin ne linjë. Per këtë ngjarje dje në darkë u arrestua Altin Zhupa drejtues i punimeve te grupit te OSSH në Memaliaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re