Këto ditë i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, e për pasojë shumë zona kanë patur probleme me furnizimin e energjisë elektrike.

 

Në një lidhje direkte me edicionin qendror, administratori i OSHEE-së, Petraq Lika ka dhënë garancitë për ditët në vijim, ku kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen më tej.

 

“Unë garantoj klientelën e Operatorit të Sistemit se ky operator është i përgatitur dhe për këtë dimër, i cili do të jetë akoma edhe më i fortë. Ka bërë të gjithë rikonstruksionet e domosdoshme, duke filluar që nga nënstacionet, e duke vazhduar me linjat e shpërndarjes. Është pikërisht ky operator që me të gjitha resurset e saj është e gatshme për çdolloj fenomeni. Për tremujorin e parë të vitit 2021, ne kemi kaluar 11 emergjenca civile. Ky operator është i gatshëm për çdo problematikë që mund të ndodhë. Optimizmi qëndron te të gjithë masat që ka marrë operatori.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re