Në ditën Ndërkombëtare të Autizmit, kandidatja për deputete e PD-së në qarkun e Tiranës, Grida Duma është takuar me nënat dhe familjarët e fëmijëve autikë, në Kavajë.

Përmes një postimi në facebook, Duma shprehet se qendra ditore e ndërtuar në vitin 2015 nga donatorët zviceranë, sot fëmijët janë larguar prej saj pasi Bashkia e Kavajës, e cila ka marrë edhe kompetencat e saj, i ka lënë pa fonde dhe pa asnjë kusht këtë institucion.

Postimi i plotë:

Dita e autizmit dhe apeli rrënqethës i një prindi…

Jam pa fjalë pas takimit me nëna dhe familjarë të fëmijë autik. Me Mozën, mësova për ndërtimin e qendrës ditore “Ngjyrat e Jetës” në vitin 2015. Gjithçka u financua nga donatorët zvicerian dhe qendra kaloi në kompetenca të Bashkisë së Kavajës. Sot ajo qendër ka vetëm emrin, fëmijët janë larguar dhe trajtohen privatisht nga prindërit, motrat apo vëllezërit e tyre. 28 fëmijë që dikur frekuentonin këtë institucion, sot nuk kanë ndihmë të specializuar sepse Bashkia e Kavajës i ka lënë pa fonde dhe pa asnjë kusht këtë institucion.

Ju ftoj që të ndiqni rrëfimet rrënqethëse të familjarëve për fëmijët e tyre dhe apeloj fort që institucionet të reagojnë sa më shpejt për këtë rast të paprecedent!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re