Sot, është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, një datë e vendosur nga UNESCO dhe që kremtohet në të gjitha vendet e botës.

Urimin e saj, ministrja e Arsimit, Evis Kushi e ka shoqëruar edhe me një mesazh: “Gjuha shqipe është thesari ynë i përbashkët. Prandaj ta duam, ta mbrojmë dhe ta promovojmë atë së bashku brez pas brezi!”

Qëllimi i caktimit nga UNESCO-ja të kësaj dite si dita e gjuhës amtare ka qenë vlerësimi i gjuhës si mjeti më i rëndësishëm për ruajtjen dhe trashëgimin e kulturës së çdo populli dhe i nevojës për të nxitur lëvrimin e gjuhëve amtare të popujve dhe të etnive dhe të popujve të botës, të cilat janë pjesë e thesarit kulturor të njerëzimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re