Presidenti i Shqipërise, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh solidaritet në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës për viktimat nga Holokausti.

Meta kujton se Shqipëria ishte i vetmi vend ku nuk humbi jetën asnjë hebre, dhe madje asnjë prej tyre nuk iu dorëzua nazistëve.

Ai shpreson që mos lejohen kurrë gjenocide si holokausti, teksa vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-Izrael në ditët e sotme.

Postimi i plotë:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, u bashkohem lutjeve për miliona viktima të pafajshme të mizorisë së Holokaustit dhe për të gjithë ata, të cilët i mbijetuan tragjedisë më të tmerrshme njerëzore të kohërave tona dhe janë sot dëshmitarë të gjallë të saj, për të na inkurajuar, që të mos lejojmë KURRË MË të tilla gjenocide e akte çnjerëzore.

Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë, duke dalë nga ajo periudhë e errët, me një popullsi hebraike më të madhe në numër nga ç’kishte para fillimit të Luftës.

Ndihemi jashtëzakonisht krenarë dhe e gjithë bota duhet të ndjekë shembullin frymëzues shqiptar dhe Kodin tonë të nderit e të mikpritjes BESA!

I lumtur, që sot Shqipëria dhe Izraeli ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë dhe janë bashkërisht të angazhuara në luftën ndaj terrorizmit dhe antisemitizmit, për promovimin e tolerancës, bashkëjetesës dhe përkujtimit të Holokaustit.

#WeRemember #NeverAgain

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, u bashkohem lutjeve për miliona viktima të pafajshme të mizorisë së Holokaustit…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, January 26, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re