Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka rrëfyer eksperiencën e tij me COVID-19 dhe momentin e dhimbshëm kur mësoi se djali i tij vetëm 10 vjeç u infektua.

Në emisionin “Real Story”, Klosi rrëfeu eskperiencën e koronavirusit për të sensibilizuar se më shumë rëndësi ka jeta e njeriut dhe jo të tjerat.

“Ne jemi të dy shumë të rinj, dhe të dy e kaluam COVID-19. Unë u ndjeva jashtëzakonisht shumë keq, kur djali im ishte me koronavirus, është vetëm 10 vjeç, në djall të shkojë thashë për këto. Ndodh, ndodh ne na sëmuren vetë prindërit, fëmijët dhe vetë. Shpresojmë që pandemia të fashitet, vaksina do e ulë këtë”, tha Klosi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re