Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “Astir-it” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Bajram Dushi’, pranë një karburanti. Një djalë ka qëlluar me armë ndaj nënës së tij, pas një sherri mes tyre. Për fat të mirë, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Efektivë të komisariatit nr. 6 në kryeqytet janë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe motivin e të shtënave.
