Avokati Altin Goxhaj i ftuar në studion e Fax News:

Kuvendi Kombëtar i PD i zhvilluar në datën 11 dhjetor

Goxhaj: Fjalët e mira duhen thënë. Të mohosh në këtë event fjalët e mira, bravo ju qoftë, por për atë që solli ky kuvend mund ta themi. Dje kanë reaguar shumë personalitete të njohura dhe madje i kanë kërkuar edhe Lul Bashës: Tani mjaft, jep dorëheqjen dhe mos e vazhdo më këtë çmenduri. Sepse nuk e kuptojnë se Lul Basha ka të drejtë ta çojë deri në fund të keqen sepse për këtë është aty. Sa i përket kuvendit të djeshëm mund ta përmbledh në katër elementë. E para që solli atë që quhet një event që ka demokraci brenda ku gjithkush mund të reagojë dhe të kudnërshtojë .

Ju vetë e patë se aq sa ditën e djeshme nuk kishte pasur kurrë pjesëmarrjës në Kuvendet e PD. Dhe kjo tregon se kuvendet e mëparshme kanë qenë fallco për shkak numrash sepse nëse janë 722 veta pyetja që bëhet është shumë e thjeshtë. Sa mban Pallati i Kongreseve? Diku te 3 mijë veta. Por si qenkan bërë këto Kuvende kur numri i karrigeve është më i vogël sesa numri i kuorumit të delegatëve. Çdo kuvend deri më sot ka qenë fallco. Dje për herë të parë kuvendi u thirr nga anëtarësia. Kjo krijoi një precedent juridik. Sepse një parti është anëtarësia dhe bashkimi i njerëzve dhe jo përfaqësimi politik i kryetarit. Dje ka qenë themelimi i sovranizmit shqiptar. Kjo mund të shpjegohet në këtë mënyrë, a u kërcënuan me sms ata që do merrnin pjesë duke u thënë se do shpalleshin armiq të SHBA etj. A ishin këta njerëz totalisht me flamurin amerikan? S’kemi parë kurrë të ndodhte kjo.

Diku anash meje kisha në stadium, se unë kam shkuar atje si popull për të shprehur qëndrimin tim. Kisha afër një person që kishte ardhur si demokrat. Ky që kishte ardhur një të afërm e kishte në linjën Basha dhe më tha që: Mos më bëj foto se këtu jam në një ambient që më prish punë. Pse i thashë unë? Më tha se i afërmi i tij kishte lidhje hierarkike me Bashën dhe do i hapte probleme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re