Vijon djegia e mbetjeve në Patos, tymi shpërndahet në të gjithë fshatrat përreth duke shkaktuar ndotje të ambientit dhe vshtirësi të banorëve për të pasur ajër të pastër. Situata paraqitet shumë e përkeqësuar, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje tëmenjëhershme, duan të veprohet si në rastin e landfillit në bashkitë e tjera, pra që mbetjet të izolohen me dhe.

Ambientalisti për Fax News

Gjëja më e mirë që bënë zjarrfikësit dje ishte ndërprerja e perimetrit. Këtu nuk mund të bëhet gjë, e vetmja mënyrë mbetet izolimi me dhe. Fatmirësisht këtu nuk kemi puse nafte aktive. Nëse dje do kisthe përparuar zjarri në kodra, mund të rrezikonim edhe objekte të veçanta. Për nejrëzit kjo situatë është shumë e rëndë.

Ndërsa flakët e rëna ditën e djeshme, janë marrë nën kontroll, pasi mbi 100 rrënjë ulliri u dogjën. Është ngritur nëj grup hetimi për përgjegjësit e zjarreve por edhe për dëmshpërblimin e banorëve. Zjarri në këto zona janë problem pasi ka edhe puse nafte.

Aktualisht, po punohet për grumbullimin e mbetjeve, por kjo nuk duket një rrugëzgjidhje pasi ne i shohim sekjo nuk është një zgjidhje e përhershme. Ky landfill është bërë gjithmonë problem duke qenë se përdoret nga persona që mbledhin mbetje. Por e kemi denoncuar edhe si landfill ku hidhen kafshë të ngordhura nga pronarë të biznesve të ndryshme.

Nuk ka një përgjegjës për vatrën e zjarrit, ajo cfarë është vënë re është vetëm grupi hetimor, për të përcaktuar nëse vatra e zjarrit është shkaktuar nga ndonjë person që mbledh mbetje të riciklueshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re