Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së ditës së sotme sulmoi ashpër listat e opozitës për zgjedhjet e 25 Prillit dhe më specifikisht kandidatin për Durrësin Agron Dukën.
Rama u shpreh me ironi se Agron Duka kërkon të bëhet deputet se ka më shumë vezë se të tjerët.
Në lidhje me sulmin e kryeministrit ka reaguar edhe vetë Duka, i cili përmes një postimi në facebook shprehet se Ramën e njeh mirë dhe ia di pikat e dobëta, por nuk ja vlen të merret me atë pasi ai pikërisht këtë po kërkon.
Postimi i Agron Dukës: Ca t’i thuash këtij?! Ka 8 vite në qeveri dhe merret me llafe, nuk mban përgjegjësi për asgjë. Besoj se do ishte e lehtë të merresha me të, e njohë mirë, pika të forta dhe të dobëta, por ai këtë do.
Ndërkohë shqiptarët kanë halle dhe probleme që ky vetëm i shtoi. Tani, të merresh me Ramën është humbje kohe. Mjafton t’i hidhni një sy këtij raporti. Kjo është arritja e Ramës në dy mandate, një herë është Asadi përpara tij, një herë është ai përpara Asadit, kur vjen fjala për azilkërkuesit. Të tjerat janë llafe, batuta të lodhura te atij që sot nuk është kryeministër, por C.E.O. i katër-pesë oligarkeve.
/faxweb