Skip to content

“Do të ketë qeveri teknike para zgjedhjeve”, flet avokati Ngjela: Nëse do të funksionojë SPAK-u, këta deputetë nuk do jenë më

Në lidhje Skype për Fax News, avokati Spartak Ngjela foli mbi situatën politike në vend ku sipas tij zgjedhje të lira nuk ka për vetë faktin që të dy palët nuk e pranuan kërkesën e ndërkombëtarëve për depolitizimin e administrimit të zgjedhjeve, ndërsa nga ana tjetër nuk shikohet asnjë angazhim i ndërkombëtarëve.

Sipas avokatit, nga informacionet që ai ka, ndërkombëtarët do të kërkojnë qeveri teknik, por se kur do ta kërkojnë para apo pas zgjedhjeve një gjë e tillë nuk dihet ende.

Ai tha se nëse SPAK-u do të funksionojë në lidhje me reformën anti-korrupsion për politikanët, atëherë të gjithë do të jenë nën hetim dhe në këtë mënyrë nuk do të jenë pjesë e zgjedhjeve dhe prandaj duhet qeveri teknike.

“Të dy palët nuk e pranuan kërkesën e ndërkombëtareve për depolitizimin e administrimit të zgjedhjeve. Kanë një marrëveshje të heshtur brenda me komisionerët, 50% i merr njëri 50 tjetri. Domethënë zgjedhje të lira nuk ka. Fakti që nuk e pranuan depolitizimin kuptohet që diçka kërkojnë. Nuk po shofim një angazhim të madh të ndërkombëtarëve, cila është arsyeja nuk e di.

Një informacion që më ka ardhur mua, jo shqiptarë, thotë që ndërkombëtarët  na kërkojnë qeveri teknike, por do ta kërkojnë para apo pas zgjedhjeve nuk e di, një kjo e para. E dyta, në qoftë se e fillon me forcë reforma anti-korrupsion janë nën akuzë të gjithë.

Pra në qoftë se do të funksionojë SPAK-u nuk i ke këta në zgjedhje. Fakti që duhet një qeveri teknike, thonë unë nuk e di më saktë, atëherë analiza juride e imja është kjo. Fakti që këta nuk do të jenë në zgjedhje sepse do të jenë nën hetim dhe mund të marrin edhe pafajësinë, për anti-korrupsion atëhere duhet qeveri teknike. Pra ka një pikëpyetje të madhenë këtë mes dhe gjithçka është e përqëndruar tek SPAK-u“, u shpreh avokati Ngjela.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb